Kryeministri i kosovës, Albin kurti ka folur ditën e sotme pas takimit të liderëve të Ballkanit në Tiranë, duke kërkuar që Serbia të njohë sa më shpejt Kosovën.
Albin Kurti nuk e kurseu as batutën në lidhje me Serbinë, teksa u shpreh se Kosova e ka shpallur pavarësinë nga Serbia 13 vite më parë dhe tashmë është kosa që edhe Serbia të bëjë të njëjtën gjë.
Nga ana tjetër, Albin Kurti u foli edhe për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri. Ai premtoi që qeveria e tij do të intensifikojë bashkëpunimin me qeverinë e re të Shqipërisë.
Kurti u pyet edhe nëse i ka kërkuar Kryeministrit Rama që të mbajnë një qëndrim të përbashkët për sa i përket dialogut me Serbinë, por Kurti theksoi se Shqipëria dhe Kosova nuk kanë nevojë për shumë mund që të kordinohen me njëri-tjetrin.
Fjala e Kurtit:
Padyshim që gjëja më e rëndësishme është që Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë t’i bashkangjitet dhe Serbia në njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe pranimit të realititetit të asaj që ka ndodhur kryesisht pas viteve 90.
Kosova dhe Shqipëria nuk kanë nevojë për shumë mund që të jenë të kordinuara për të mbajtur një qëndrim të njëjtë. Republika e Shqipërisë dhe qeveria ime do të kemi një kordinim shumë të dendur.
Ka ekzistuar një lloj polemike sepse nuk dëshiron të pranoje që Kosova është shtet i pavarur. Nuk ka zgjidhje tjetër veçe të njihet pavarësia e Kosovës. Ne duam integrimin në BE, ne duam integrimin në NATO. Serbia po mban veten peng. Para 13 viteve, Kosova ka shpallur pavarësinë nga Serbia, rtashmë është koha e duhur që Serbia të shpallë pavarësinë nga Kosova.
(E.H/Faxweb.al)