Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Albin Kurti hap rrugën e dialogut me Serbinë: Gati ta rifillojmë, unë përfaqësues i Kosovës me ndërmjetës Brukselin

Albin Kurti prej më shumë se dy muaj është kryeministër në detyrë, ndërkohë që së fundmi ka rihapur debatin për dialogun me Serbinë duke hedhur kështu pas krahëve një periudhë mjaft të gjatë të ndërprerjes së takimeve dhe marrëveshjeve në të kaluarën.

Kurti shprehet sae rininsjen e dialogut duhet ta ndërmjetësojë Brukseli ndërsa deklaratat e tij u bënë pasi ka vizituar prodhuesit vendorë në Suharekë.

Kryeministri pohoi se është në kontakt të vazhdueshëm me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe se ai është duke përgatitur fillimin e dialogut.

“Ne kërkojmë që ky dialog të jetë me parime dhe i përgatitur, i organizuar mirë. Jemi gati, kemi përvojë, do t’i mbrojmë interesat e shtetit tonë dhe do ta përfaqësojmë Republikën e Kosovës ashtu siç e thotë Kushtetuta, ashtu siç e thonë ligjet tona dhe ashtu siç na njeh populli i Kosovës”, tha  Kurti duke vijuar më tej me kohën kur ai e parashikon një hap të tillë.

“Pra varet prej Brukselit, kalendari i dialogut të ardhshëm dhe në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe aktgjykimit nga viti i kaluar, Kosovën e përfaqëson kryeministri i saj”, ka thënë Kurti, kur është pyetur se kush do ta udhëheqë dialogun.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar që me vendosjen e taksës 100 për qind në importet e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Qeveria tashmë në detyrë ka hequr këtë masë, duke e zëvendësuar me reciprocitet për mallrat serbe, por jo edhe ato boshnjake gje e cila është kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *