AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Albin Kurti analistit: Ju nuk keni parë opozitë si Vetëvendosja e nuk keni për të parë një qeveri si Vetëvendosja”

Albin Kurti ka deklaruar se nuk është parë ndonjëherë opozitë si ajo që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje dhe nuk do të shihet një qeverisje si ajo nën drejtimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë deklaratë Kurti e bëri gjatë një replike me analistin Henri Çili në “Open”, ndërsa tha se do të ndiqte planin zhvillimor nordik jo të marrë gati në market siç thotë ai, por duke e provuar si model zhvillimi

Çili: Plani juaj për nxjerrjen e Kosovës nga kriza është një ideologji e majtë shumë e vjetër ose më saktë ideologji e majtë radikale.

Kurti: A e keni problem planin zhvillimor nordik?

Çili: Po.

Kurti: Atëherë kjo të transkriptohet. Plani zhvillimor nordik jo duke u marrë gati në market, por duke e provuar si model zhvillimi. Më lejoni t’ju them diçka. Ju nuk keni parë opozitë si Vetëvendosja e nuk keni për të parë një qeveri si Vetëvendosja.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *