Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

U martua në fshehtësi, moderatorja e njohur do të bëhet nënë për herë të parë

Moderatorja Alba Çobaj prej muajsh i ka munguar televizionit dhe daljeve publike, shkëputje e cila ka ndodhur për shkak të një arsyeje të fortë. Moderatorja së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë. E kjo nuk është surpriza e vetme.

Po ashtu Alba ka zbuluar se është martuar me partnerin e saj, ndërkohë që tani është në muajin e nëntë të shtatzënisë. Lajmin, ish-banorja e Big Brother e ka konfirmuar në një interviste për “Revista Class”, ku rrëfen edhe disa detaje nga jeta e saj personale.

Çobaj rrëfen se është në pritje të një vajze. Po ashtu ajo tregon se me atë që tashmë është bashkëshorti i saj, Migenin, ka një histori dashurie 3-vjeçare dhe i kanë ndjekur etapat e lidhjes sipas rradhës.

Moderatorja thotë se nuk e ka ndarë lajmin me publikun, si të martesës ashtu dhe të shtatzënisë, pasi është pak supersticize.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *