Kryeministri Edi Rama hodhi akuza ndaj Presidentit Ilir Meta se ky i fundit takohet skutave me subjekte të OFL-së. Mirëpo, kryeministri vetë nuk e ka problem të dalë hapur me persona me precedentë penalë.
Kryeministri ndërsa vizitonte fshatin Kuç në Vlorë, nuk e ka pasur problem që takimin ta zhvillojë në lokalin e një personi me precedentë të mëparëshëm kriminal. Ai është ulur në lokalin e vëllezërve Bishaj dhe këtë takim nuk e ka pasur problem ta publikojë edhe në rrjetet sociale.
Denoncimi:
Rama në mëngjes nga Vlora akuzoi Presidentin Meta se vjen dhe takohet në Vlorë me persona subjekt i OFL, në drekë kryeministri shkon në fshatin Kuc tek miqtë e tij, Vëllezërit Bishaj ose ndryshe me mbiemrin e ndërruar Lalaj.
Takimi i publikuar nga vetë kryeministri në Kuc të Vlorës, është zhvilluar në ambientet e lokalit të Landi Lalaj( Bishaj) i dënuar për lëndë narkotike. Vëllai tjetër Veip Lalaj, punonjës i policisë u arrestua në muajin dhjetor po për trafik narkotikësh në kuadër të operacionit “Hapësira”, ndërsa vëllai i vogël, Vilson Lalaj ish drejtues i IKMT Vlorë, u shkarkua nga detyra për skandalin që “Fax News” në vitin 2018 bëri publik, ku Vilson Lalaj së bashku me 3 inspektor të tjerë kërkonin rryshfet për shembjen në Jal.
Vilson Lalaj është dënuar më herët fajtor për “falsifikim të rezultateve zgjedhore” në favor të Partisë Socialiste në zgjedhjet vendore të vitit 2007, për zonën e Hor Vranisht. Gjykata e Vlorës me vendim të formës së prerë e shpalli fajtor dhe e dënoi me 3 muaj burg. Familja Lalaj (Bishaj) janë miq të Kryeministrit Rama.
(R.G/Faxweb.al)