Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Akuzohet se kërcënoi me jetë djalin e Isa Mustafës, ‘autori’: Më ndihmoni, kam një djalë 13 muajsh

Besnik Mustafa, djali i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, ka marrë një kërcënim mbreme në rrjetin social Facebook, të cilin e ka publikuar në profilin e tij.

Por, kërcënuesi i cili në rrjetin social Facebook, mban emrin Kryeziu Bekir, i ka shkruar Gazetës Insajderi, duke i mohuar këto. Ai ka thënë se nuk e ka kërcënuar të birin e Isa Mustafës.ddd

Po ashtu ai ka thënë se i kane keqpërdorur profilin i tij për këtë gjë, ndërsa ka kërkuar ndihmë, duke pohuar se edhe atë tashmë janë duke e kërcënuar.

“Kërkoj ndihmë nga ju, ju lutem më ndihmoni, janë duke ma keqpërdor adresën e FB. Në emrin tim e kërcënojnë djalin e Isa Mustafës, unë nuk jam njeri që kërcënoj, unë nuk jetoj në Kosovës, unë jetoj në Zvicër. Ju lutem më ndihmoni, po më kërcënojnë edhe mua. Kërkoj falje publikisht edhe pse nuk kam qenë unë, ju lutem më ndihmoni”, ka thënë Kryeziu Bekir.dd-2-556x600

Ai ka thënë se nuk e di se kush ka mundur ta bëjë këtë, derisa është shprehur i shqetësuar që edhe ai po merr kërcënime përmes këtij rrjeti social tashmë.

“Un nuk kam kërcënuar, unë punoj furrtar natën, ditën kam pak kohë e shfrytëzoj me familje. Kam një djalë 13 muajsh e tash asht në gjumë, kam frikë me shku me flejt, po frikësohem”, ka thënë ai.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *