Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Akuzohet për vrasjen e Santiago Malkos, lihet në burg Blendi Teta

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë  “arrest në burg” për Blendi Tetën, i arrestuar për vrasjen e Santiago Malkos.

Më herët gjykata e penale e Tiranës kishte caktuar të njëjtë masë sigurie por, pas shpalljes së moskopetencës nga prokuroria e Tiranës atëherë dosja i kaloi për kompetencë Gjykatës së Krimeve të Rënda, duke shtuar akuzën e krijim të grupit të strukturuar kriminal.

Blendi Teta nuk ishte i pranishëm në seancë ndërsa avokati i tij Ilir Murati kërkoi lirimin e tij. Ndërkohë gjykata vendosi ta lërë atë në burg duke e akuzuar vetem për moskallëzim krimi.

Krimet e rënda kishin caktuar më parë edhe për 8 anëtarët e tjerë të grupit arrest me burg. Vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, Xhoni Nica, Oltion Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, Dritan Aga dhe Fatmir Hyseni “DOQJA i Vlorës”.

Ata akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos më 27 gusht në zonën e Porcelanit në Tiranë.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *