Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Akuzat për përfshirje në trafik droge, mbërrin nga Italia letër-porosia për Valdrin Pjetri

Në Prokurorinë e Tiranës ka mbërritur letër-porosia, nga Italia për ish-kryebashkiakun Valdrin Pjetri, i cili është denoncuar publikisht nga PD se ishte i dënuar për drogë dhe vjedhje në shtetin fqinjë.

Letër-porosia konfirmon denoncimin e Partisë Demokratike, ku theksohet se Pjetri është proceduar penalisht për trafikim të lëndëve narkotike.

Tashmë, pritet që Valdrin Pjetri të thirret si i pandehur nga Prokuroria për “falsifikim formulari”, për dekriminalizimin.

Kujtojmë se Partia Demokratike publikoi dokumente, të cilat dëshmojnë se i zgjedhuri i Partisë socialiste për kryetar të Bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetri, ka qenë i dënuar në Itali nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të substancave narkotike. Një dënim të cilin ai nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

A mendoni se duhet të hapen shkollat në 14 shtator sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *