Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Akuzat për ndryshimet në listat zgjedhore/ Përgjigjet Lleshaj: Po u japim shqiptarëve identitetin, kanë qenë një turmë anonime

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me akuzat e ngritura nga PD mbi ndryshimet në listat zgjedhore. Lleshaj përgjigjen e kësaj problematike të ngritur e gjen duke u mbështetur tek një frazë cinike, ai i cilëson shqiptarët si një turmë anonime që me ndryshimet në gjendjen civile po u jep identiteti.

Në Real Story ministri shtoi se adresat e votimit nuk do të ndryshojnë nga procesi i saktësimit të adresave.

“Nuk ka ndryshime të listave zgjedhore, nga ato ndryshime që po thuhen në media. Dua t’ju tregoj një rast paradoksal për vendin ku jetojmë.

Në 2017 në certifikatë thuhet vetëm Tiranë, ndërsa në vitin 2020 thuhen më shumë të dhëna, është një adresë e plotë. Kjo që po ndodh në Shqipëri është që nga një turmë anonimë që kanë qenë shqiptarët, sot po u jepet identitet.

Adresa zgjedhore e një qytetari shqiptar përbëhet nga: Zyra e gjendjes civile, qendra e votimit dhe kodi i banesës. Kur kam marrë detyrën unë ishte hapësira e madhe për të abuzuar, pasi qytetarët nuk kishin një adresë të saktë. Adresat e votimit nuk ndryshojnë nga procesi i saktësimit të vendbanimeve të qytetarëve. Ndihem krenar që emrit të çdo qytetari t’i vëmë një adresë në krah”, tha ndër të tjera Lleshaj”.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *