Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


PolitikëTe FunditTe Gjitha

Akuzat për gjenocid ndaj Serbisë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë rrëzon kërkesën e Bosnjës

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë hedh poshtë kërkesën e Bosnjë Hercegovinës, për të rishikuar edhe njëherë lirimin e Serbisë për kryerjen e gjenocidit në vitet ’95.

Sipas gjykatës, vendimi nuk mund të rishikohet pasi kërkesën nuk e kanë bërë të gjithë anëtarët e presidencës tripalëshe të Bosnjës, por nga anëtari mysliman i saj, Bakir Izetbegoiq.

“Gjykata konsideon se përmbajtja e këtyre letrave tregon se një vendim i tillë nuk është bërë nga organi kompetent, në emër të Bosnjë Hercegovinës si shtet”, thuhet në përgjigjen e GJND-së.

Por Izetbegoiq është shprehur se nuk është e nevojshme që të gjithë anëtarët e presidencës të firmosin kërkesën, pasi është realizuar nga një avokat që përfaqëson gjithë institucionin. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *