Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Akuzat e PD-së për Rakipin, PDIU: Hiena, jeni akoma në qeveri, ngushëllime familjes

Prej të shtunës ku deputeti Aqof Rakipi u përfshi në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një kalimtari mes PD-së dhe PDIUp-së ka pasur një sërë repilkash. PDIU i kërkon PD që të mos bëjë rolin e hienave me një rast të një aksidenti tragjik.

 
E ndërsa i kërkon ndjesë familjes dhe i kujton selisë blu se është akoma në qeveri, PD i kërkon Prokurorisë dhe policisë të mos ndikohen nga ndërhyrjet apo presionet politike.
 
“PDIU i bën thirrje Partisë Demokratike në mjerim të mos bëjë rolin e hienave me një rast të një aksidenti tragjik që urojmë mos t’i ndodhë kërkujt. Ndërhyrja politike dhe në raste të tilla aksidentesh është një politikë e mjerë jashtë çdo standardi demokratik dhe mënyra më absurde për të bërë opozitë.
 
Kujtojmë që vazhdon marrëveshja e 18 majit dhe PD është me 7 ministra në qeveri dhe i kërkojmë Prokurorisë dhe policisë të mos ndikohen nga ndërhyrjet apo presionet politike, por të kryejnë të gjitha veprimet konform ligjit.
 
I kërkojmë ndjesë dhe i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit për këtë rast tragjik të padëshiruar nga askush” thuhet në deklaratë.
 
Partia Demokratike i kërkoi Kryeprokurorit dhe kreut të Parlamentit të nisin urgjent procedurat e heqjes se imunitetit të deputetit Rakipi, dhe një hetim të plotë dhe te pandikuar të ngjarjes, ku mbeti i vdekur një 54-vjeçar para dy ditësh.
 
(E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *