AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Akuzat e PD-së për baxhanakun e Ramës dhe Papulin, reagon Endri Fuga: E kotë t’iu përgjigjesh çdo budallallëku!

Prej disa ditësh Partia Demokratike ka denoncuar një pjesë të tenderave të qeverisë, që sipas tyre janë dhënë në mënyrë abuzive për miqtë e Edi Ramës, dhe familjarët të tij.

Por për zërin zyrtar të qeverisë për mediat, Endri Fuga të gjithë këto sa janë thënë janë budallallëqe, dhe është e kot që të kesh edhe një përgjigje.

‘’Dje njeri, sot tjetri. Pergojojne njerez e hedhin ne eter shifra shumemilioneshe, duke e bere te kote qe t’u pergjigjesh per cdo budallallek! KM dhe qeveria jane te vendosur te cojne perpara reformat dhe te fokusojne te gjithe vemendjen tek njerezit e tek puna ne sherbim te tyre”, shkruan Fuga.

Akuzat e PD-së dje ishin se Rama i ka dhënë tendera me vlerë 15.6 milionë euro baxhanakut të tij  Armand Frangu, ndërsa sot denonconin lidhjen e Ramës me biznesmenin Agron  Papuli. Ku ky i fundit duke përfituar nga marrëdhënia me Ramën ka marrë miliona nga Buxheti i Shtetit.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.