Kryeministri i vendit Edi Rama përmes një konference të mbajtur me gazetarët, ka folur mbi situatën e përmbytjeve në vend dhe menaxhimin e bërë prej qeverisë.
Pyetjes së gazetares së FaxNews, Rovena Cerka, se si i komenton akuzat e presidentit, se qytetarët janë lënë braktisur nga qeveria gjatë përmbytjeve, Rama zgjodhi t’i përgjigjej me nota ironie. Ai u shpreh se presidenti Meta është në kërkim të një komardareje dhe sa herë që shikon ujë shkon për të gjetur atë.
“Presidenti Meta është në kërkim të një komardareje dhe kudo që shikon ujë shkon për të gjetur komardaren. Nuk e ndihmoj dot, kjo është puna e tij”, tha Rama.