Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka dalë në një konferencë për shtyp në lidhjet me deklaratat e djeshme dhe të sotmet të Monika Kryemadhit duke i quajtur si sulme ndaj drejtësisë dhe Prfokurorisë.
“Sulmi ndaj meje është sulm ndaj drejtësisë”, është shprehur ministrja Gjonaj e cila gjithashtu ka deklaruar se do të mbështesë Prokurorinë në zbardhjen e abuzimeve me tenderat të kryera në institucionin që drejton dhe dënimin e personave përgjegjës.
“Këto ofensiva vijnë menjëherë pas arrestimit të disa ish-punonjësive të Ministrisë së Drejtësisë. Monika Kryemadhi më ka sulmuar familjarëisht dhe këto sulme ndaj meje dhe Prokurorisë nuk janë të rastësishme”, tha Gjonaj në daljen e saj për shtyp.
Një ditë më parë Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, u shpreh nga foltorja e Kuvendit se ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka shantazhuar nërpermjet sms-ve dhe telefonatave gjyqtarët dhe prokurorët (lexo këtu).
Ndërkohë sërish sot Kryemadhi u shpreh se: Ne nuk e shantazhojmë, atë por ajo nuk mund të marrë pozicionin e virgjëreshës kur i dimë shumë mirë pozicionet dhe kapjen e saj. Nëse një shqiptar harxhon vite për të fituar të drejtën në gjyq për t’u kthyer në vendin e punës, bashkëshorti i saj u kthye me një gjyq që u bë brenda një jave. Nuk mund të kenë shqiptarët një tjetër standard për burrin e Etildës dhe tjetër për shqiptarët”- tha Kryemadhi (lexo ketu)