Avokati i njohur Altin Goxhaj, i ftuar në studion e televizionit “Fax News”, ka bërë një analizë të hollësishme të ngjarjeve të fundit në vend, që nga Qeveria e re e deri tek zgjedhja e Kryesisë së Re të Partisë Demokratike.
Ai ka hedhur akuza të forta drejtuar Lulzim Bashës, pasi sipas tij me kanidaturat e tij, ka bërë një Kryesi tërësisht sorosiane dhe dhuratë për Edi Ramën.
“Kjo Kryesi ishte dhurata më e çmuar për Edi Ramën dhe zgjedhjet lokale. Lulzim Basha ka futur të gjithë njerëzit e Sorosit.
Gazment Bardhi është autori që i mbushi burgjet me demokratë, si dhe autor i ndryshimeve në kodin penal në vitin 2013. Ai e ka deklaruar vetë se pasurinë më të madhe e ka vënë duke punuar për Sorosin në marrëveshje me të për reformën në drejtësi.
Lista e Kryesisë së PD është më e dobëta, pasi në këtë kryesi janë futur të gjithë këlyshët e Sorosit”, – tha Goxhaj.
Më tej ai u nuk i kurseu akuzat ndaj Ramës, që sipas tij po ndjek modelin e Enver Hoxhës, ndërsa shtoi se nuk do ta bëjë dot edhe rolin e Ministrit të Jashtëm.
Goxhaj ka treguar pse sipas tij Rama nuk ka zgjedhje tjetër veç Gent Cakajt si Ministër të Jashtëm.
“Cakaj u caktua nga Sorosi, ndaj nuk ka zgjidhje tani. Prandaj e ka të pamundur të gjejë një emër tjetër. Kjo është një qeveri kamikaze, e fundit në radhë, e cila do të zëvendësohet kur të bjerë me atë të Erion Veliaj.
Jo se nuk gjejnë dot një njeri të zotë, por nuk gjend dot një kamikaz të Sorosit, që është gati të veprojë”, – tha ai.
Më tej avokati tha se, “Votëbesimi i Edi Ramës si Ministër i Jashtëm, me atë kualifikim që ka ai, është një tup i vërtetë. Këtë lloj kualifikimi e kishte vetëm Enver Hoxha. Ai ka thënë se ka një doktoraturë, por ajo është “fake”, s’ka asnjë tëdhënë për doktoraturë. Ai ka shkuar në Francë me parat e Sorosit, dhe nuk ka arritur të bëjë dot as shkollën atje”.
Duke u ndalur tek zgjedhjet lokale, Goxhaj u shpreh se Veliaj është kandidati kryesor, jo vetëm për Bashkinë, por edhe për qeverinë.
“Veliaj, është kandidat kryesor për Bashkinë, Qeverinë e gjithçka tjetër. Veliaj është “Princi i kurorës”, është përgatitur ndër vite nga Sorosi”, deklaroi ndër të tjera ai.
Ai akuzoi Lulzim Bashëshën, se ka punuar që në vitin 2011 që të vijë Erion Veliaj në Bashki, pasi sipas tij është njeri i Sorosit. Goxhaj tha se Veliaj është njeriu i vetëm që ka ngelur për të drejtuar mafian e Soros-it në Shqipëri, e për këtë Basha ka punuar prej vitesh për të.
Intervista e plotë:
(B.B/ Faxweb.al)