Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për RTV Dukagjinin i është përgjigjur akuzave të Hashim Thaçit për fshehjen e Arkanit në Shqipëri. Berisha është shprehur se ai nuk është takuar me të ndonjëherë dhe jo më ta strehojë.
“Kurrë ndonjëherë. E kam dëgjuar për herë të parë këte shpifjë, mund të ketë 5-6 vjet, që i është thënë kjo gjë dikujt, dhe une kam ngelë, kurrë s’mund të vinte. Ai ishte njeriu më gjakësor në Kosovë, dhe si, kush mund të… Duhet të jesh shum naiv dhe të mendosh se ai mund të kërkonte shpëtim në Shqipëri ose strehë në Shqipëri”, është shprehur Berisha.
Pjesë nga Intervista:
Ermal Panduri: A keni zhvilluar takim në Shkodër me Arkanin në vitin 1992?
Sali Berisha: S’kam zhvilluar kurrë takim me asnjë serb, asnejherë, përvec takimeve ndërkombëtare. Kjo është e verteta.
Ermal Panduri: A është treguar Arkani gjatë kohës
Sali Berisha: Ky është vetëm një trillim i kuzhinës së shërbimeve të fshehta serbo- shqiptare qe bashkëpunojnë bashkë. Arkani të strehohej, po pse të strehohej Arkani, Arkani vriste e priste në Kosovë, pse, si do strehohej Arkani?
Ermal Panduri: Te komenti Thaçit thuhet qe është strehuar edhe Arkani..
Sali Berisha: Tani zotëri, do flas e do e mbyll unë këtë punë por kurrën e kurrës. Kurrë ndonjëherë. E kam dëgjuar për herë të parë këte shpifjë, mund të ketë 5-6 vjet, që i është thënë kjo gjë dikujt, dhe une kam ngel ë.., kurrë s’mund të vintë. Ai ishte njeriu më gjakësor në Kosovë, dhe si, kush mund të… Duhet të jesh shum naiv dhe të mendosh se ai mund të kërkonte shpëtim në Shqipëri ose strehë në Shqipëri.
(J.D/Faxweb.al)