Pas akuzave në rrjetet sociale se në projektin pilot të votimit elektronik në KZAZ-në 40 në kryeqytet janë vjedhur vota, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi gjatë mbledhjes së sotme për zgjedhjet e 25 Prillit, ka shpjeguar pse të dhënat nuk përkonin.
Celibashi tha se subjektet politike janë lajmeruar në orën 08:00 të mëngjesit të datës 26 Prill mbi rezultatin e zgjedhjeve, ndërkohë që online nuk ishin azhorduar të dhënat. Më tej ai shpjegoi se të dhënat janë hedhur në mënyrë manuale, ndaj ka pasur dhe gabime.
Celibashi:
Rezultati i shpallur në orën 8 të datës 26, e kanë marrë përgjigjen në këtë zonë zgjedhore menjëherë, në zonën zgjedhore numër 40. Të dhënat janë hedhur me vonesë prandaj nuk janë përputhur, ndaj dhe të dhënat e tabelave qoftë për subjektet dhe kandidatët janë hedhur në mënyrë manuale ndaj ka pasur dhe gabime. Nuk ka për shqetësime në këtë zonë pasi përgjigja është marrë në orën 8 e mëngjesit, nuk vjedh KQZ vota.
(R.G/faxweb.al)