Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Akuza për mashtrime të rënda, Prokuroria merr si të pandehur ish-zyrtarët e CEZ. Reagon Kastriot Ismailaj

Prokuroria e Tiranës ka marrë si të pandehur dy ish-zyrtarët e CEZ-it, Josef Hejsek dhe Jan Ivan. Mbi ta rëndon akuza për “Mashtrime të rënda”.

Akuzat ndaj dy ish-zyrtarëve që akuzohen lidhur me aferat e CEZ-it, u janë komunikuar me letër-porosi përmes Ministrisë së Drejtësisë. Prokuroria kërkon që dy ish-zyrtarët e ÇEZ të pyetën si të pandehur në procesin ndaj Kastriot Ismailajt.

Dëshmia e Josef Hejsek konsiderohet e rëndësishme dhe përcaktuese për pozitat e Shkëlzen dhe Sali Berishës. Komisioni hetimor ka administruar një e-mail të ish-drejtorit të CEZ-it në Shqipëri, Josef Hejsek që i shkruante nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, rreth një takimi të planifikuar me ish-kryeministrin Berisha dhe Shkëlzenin, me ndërmjetësimin e Nuel Kalajt.

Lidhur me këtë hap të Prokurorisë, ka reaguar vetë Kastriot Ismailaj, i cili mësohet të ketë thënë: “Nuk i hetoni dot. Parlamenti ka miratuar ligjin që iu ndalon t’i hetoni.”

(XH.A/SHUPLAKA)

(Josef Hejsek)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *