AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

‘Akujt’ mes Kosovës dhe Shqipërisë, ministrat dalin me deklaratën e përbashkët

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërise Gent Cakaj dhe ministri i jashtëm i Kosovës Glauk Konjufca kanë publikuar sot një deklaratë të përbashkët në të cilën thuhet se mbështesin bashkimin e partive shqiptare në Luginën e Preshevës për arritjen e një koalicioni të partive shqiptare në Serbi, para zgjedhjeve të prillit.

Mesa duket ky gjest shkriu pak “akujt” mes Tiranës zyrtare dhe Prishtinës pasi u ftohen pak kohët e fundit me rastin e projekt-idesë së minishengenit.
U desh bashkimi i partive të vogla në Luginën e Preshevës që dy shtetet amë tashmë të bëjnë “paqe”.

Deklaratë të përbashkët

Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund!”, thuhet në postimin e Konjufcës në Facebook.

R.G/FAXWEB.AL

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *