Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShëndetiTe FunditTe Gjitha

Nuk respektuan masat kundër pandemisë, AKU “zbarkon” në terren me kontrolle dhe bllokime

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, nëpërmjet një njoftimi për mediat ka reaguar në lidhje me masat që po merr ky institucion sa i përket situatës pandemike në vend.

Në njoftim thuhet se nga kontrollet e shumta në terren ka patur shumë shkelje të rregullave për parandalimin e kësaj pandemie dhe si pasojë janë marra masa administrative ndaj subjekteve.

Sipas një njoftimi  bëhet me dije se në disa biznese kanë parë problemetatika të ndryshme si: mungesën e xhamit mbrojtës, mungesën e sinjalistikës për distancimin fizik, si dhe afishimin e posterave.

Njoftimi

“Veprimtaria ditore inspektuese e AKU/ Bllokohet një sasi “kosi” dhe “djathi” në Korçë, të rezultuara me ngarkesë bakteriale (enteriobacterie dhe E.Coli) mbi normën e lejuar, me qëllim asgjësimin e tyre. Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme kontrollet në të gjithë vendin, në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorime në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së COVID-19.

Janë kryer 390 kontrolle zyrtare dhe monitorime. Në Korçë janë bllokuar 100 kg “kos” dhe 50 kg “djathë kaçkavall” në një stabiliment “përpunim qumështi”, pasi nga përgjigjet e analizave laboratorike për mostrat e marra, kanë rezultuar me ngarkesë bakteriale (enteriobacterie dhe E.Coli) mbi normën e lejuar të legjislacionit në fuqi, sasi kjo e destinuar për asgjësim”.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *