Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Aktualitet/ “Zepa Natyral”, standart i ri i sigurisë ushqimore, Jaka: Punonjësit kanë më frikë kur shkoj unë se kur kontrollon AKU

Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Aktualitet” në Fax Neës po flitet për produktin “Zepa” standart i ri i sigurisë ushqimore” ku të ftuar ishin gazetari Mentor Kikia, kryetari I Bordit drejtues të Zepa Natyral, Nikolin Jaka dhe Adora Leka, përgjegjëse e departamentit të sigurisë ushqimore të “Zepa Natyral”.

Në fillim të bisedës u fol edhe për ngjarjet e fundit në vend që kanë të bëjnë me tërmetin që tronditi vendin më 26 Nëntor duke marrë 51 jetë njerëzish e plagosur mbi 900 të tjerë.

“Situata është shumë e rëndë, jam i prirur të vë gishtin në plagë. Nëse ka ndërtues ka edhe inxhinierë, arkitektë, institucione shtetërore. Këtu kalojmë tek fakti e përgjgjesëisë së sipërmarësit në përgjithësi, që familja shqiptare e merr dhe lidh jetën në atë komunitet ku jetojnë. Nëse ndjekim opinionet e ekspertëve që i kemi realisht, dhe ajo çfarë ndodh është se testi fillestar i ndërtimtarisë në Shqipëri është 90% pozitiv dhe 10% negative, përqindje kjo që na dha edhe këtë bilanc. Dhe deklarata e kryebashkiakes së Durrësit për të cilën edhe dha dorëheqjen, kjo nuk do të thotë se të jemi të kënaqur me aq viktima por në brendësinë tonë mendojmë se jemi me fat që shpëtuam me aq viktima sepse nga historiku në vende të tjera, bilancet mund të kishin qenë më të mëdha”, tha Nikolin Jaka.

Lidhur me produktet “Zepa Natyral”, Jaka tha se ka një filter kontrolli në çdo hierarki të prodhimit të tyre që nga mbarëvajtja e fermave deri tek dalja në treg, ndërsa theksoi se cilësia dhe garancia janë të pakompromentueshme.

“Kam një problem edhe me stafin kur sa herë shkoi kanë më frikë se kur shkon AKU-ja, një produkt që e konsumojnë edhe familjarët e mi, nuk ka shanse që ta lejojë që të mos jetë jashtë standarteve të duhura. Kemi një veteriner që është i punësuar vetëm për të monitoruar fermat duke filluar që nga ushqimi që u jepet kafshëve, sasia etj. Ne kemi vënë traun për sasinë e prodhimit të “Zepa Natyral”. Ne kemi vetëm 6 ferma të strukturuara, kjo sasi e kufizuar mjafton për këta konsumator të cilët vlerësojnë shëndetin e tyre. Shumica janë të orientuar me çmimin, qumështi pluhur cilësor është më i shtrenjtë se ai natyral. Është detyrë e institucioneve të drejtësisë të ndjekin penalisht dikë që abuzon me hedhjen e vajit të palmës në produkt. Ligji nuk ta ndalon por kjo nuk deklarohet nga kompanitë lidhur me sasinë. Në etiketën e produktit duhet të ketë të përcaktuar të gjitha përbërisit në mënyrë të saktë”.

Ndërkohë Kikia nga ana tjetër tregoi edhe arsyet që sipas tij ndikojnë që produce të tilla të mos jenë cilësore dhe të mos kenë siguri për konsum.

“Në dijeni time ka dy arsye pse në produktet ushqimore mund të dalin jo cilësore dhe të rrezikshme. 1 kur qumështit në fabrikë i hidhet vaj palme apo të përzier me pluhur qumësht, ose në fabrikë vjen qumësht i pakontrolluar, nga një lagje në fshat merren kaq litra e në një lagje tjetër një sasi tjetër dhe përzihet. Ndërkohë diku mund te ketë një sëmundje, diku tjetër një infeksion dhe në fund del cilësia e produktit”, tha Kikia.

Ndërsa Leka tha se puna e “Zepa Natyral” ka nisur 4 vite më parë ndërsa theksoi se pas bashkëpunimit paraprak me fermat është vendosur krijimi i fabrikës.

“Ne bashkëpunojmë me ferma të mëdha, kemi nisur 4 vite më parë për procesimin e qumështit, me atë çfarë ofron. Ne e kemi filluar që me bashkëpunimin me fermat. Fabrika e procesimit ndodhet në Sukth, në Durrës, shumë pranë origjinës së të tërmetit. Në sajë të bashkëpunimit krijuam edhe fabrikën tonë. Fermat tona kanë një protokoll rigoroz sa i përket llëndës së parë, racës së kafshës dhe mirëqënies saj. Siguria ushqimore është siguri kombëtare, dhe të flasim për të duhen argument shkencore. Ka njëprotokoll prej 20 analizave të cilave i nënshtrohet çdo fermer. Produket tona sot janë të shumta me një protofol të gjerë. Sot jemi me 20 ton produkte, kanë vlera ushqimore shumë të shtuara. Përdorim një teknologji që ofron siguri maksimale dhe më e shtrnjta sot për sot në Shqipëri”, tha Leka.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *