Mbrëmjen e sotme të ftuar në emisionin “Aktualitet” në Fax News të gazetarit, Bejdo Malo ishin ish-deputeti Luan Baçi, kryetari i Partisë Socialiste të Moderuar, Gjergj Koja dhe kryetarja e forumit rinor të LSI, Floida Kërpaçi.
Malo ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke e konsideruar si një dictator që ka kapur të gjitha institucionet.
“Rama po drejton si një diktator, duke uzurpuar pushtetin gjyqësor, duke prerë në besë, duke kapur të gjitha institucionet apo siç po bën me SPAK nën hundën e ndërkombëtarëve, duke vendosur njerëzit e vet me lidhje shumë të ngushta. Ai ka fituar urrejtjen e gjithë shqiptarëve edhe nga socialistët përveç ministrave dhe një pjese të vogël të KÇK-së”, tha Baçi.
Koja kishte vëretjej për opozitën për të cilën tha se nuk mund të vijë në pushtet me konceptin për të rrëzuar Ramën por për të fituar zgjedhjet.
“Nëse hyjmë në zgjedhje me konceptin për të rrëzuar një kryministër, kjo është pa sens, po nëse hyjmë në zgjedhje për të fituar zgjedhjet, atëherë je i fituar. Shqiptarët kanë një problem të madh, nuk ua mbush mendjen opozita. Nëse opozita dogji mandatet, për të bërë një krizë politike, zgjedhjet parlamentare nuk u mundësuan dot. Ata që erdhën pas janë një llum që i kanë dhënë kësaj shoqëria e një dëm që nuk rikuperohet më”, tha Koja.
Kërpaçi ka akuzuar kryeministrin Rama se nuk ka ngritur asnjëherë shqetësimin për problematikat që kanë të rinjtë ndërsa përmendi edhe dy faktorë që mund ta nxjerrin vendin nga situate në të cilën ndodhet ku të rinjtë ikin çdo ditë.
“Gjykoj se është e lehtë për tu thënë në studio se si ishte djegia e mandateve. Mjafton të dëgjosh njerëzit në rrugë me problemet me jetesën dhe institucionet që përballen. Kemi qenë çdo ditë në kontakt me ta dhe kjo është përgjegjësia jonë, për të hapur një kapitull të ri. Për mua dy gjëra janë të rëndësishme, investimi në arsim dhe hapja e vendeve të punës. Ne bëhemi pjsë e propagandës së edi Ramnës, I cili asnjëherë nuk ka folur për problemet e të rinjve. Jam e bindur se do t ëiki me votë dhe çdo gjë tjetër sepse nuk munden shqiptarët të jetojnë me këtë realitet”, tha Kërpaci
(F.GJ/FAXWEB.AL)