Aktorja Roza Anagnosti është kundër shembjes së Teatrit Kombëtar duke thënë se është vlerë që duhet ruajtur. Në një reagim për mediat, Anagnosti u shpreh se do të jetë krah artistëve dhe aktivistëve që janë ngritur në mbròjtje të kësaj kauze, ndonëse nuk mund të jetë në shesh.
Reagimi i plotë:
Unë jam me teatrin, e mbështes Teatrin, është memorie, për ne që jemi këtu e për ata që janë jashtë. Zhvillimet e reja e kuptoj që vijnë, por janë disa gjëra,që duhet ti ruajmë. I bashkohem kolegëve, kam ndjeshmërinë e sinqertë, është vend ku kam emocione. Unë s’mund të rri në shesh, po jam me ta. Aty janë shpirtrat e shumë artistëve që kanë bërë.
Kanë folur për të emra të njohur të trashëgimisë, nga Emin Riza te Maks Velo i shkrete, u besoj gjykimeve te tyre. Unë nuk e kuptoj gjithë këtë, që po ndodh. Thonë se është shumica! Por duhet të respektosh popullin tënd. Nuk janë vetëm artistët që e mbështesin, është edhe populli, e nuk mund të mos e respektosh, duhet t’i dëgjosh. Ne e kemi thënë fjalën tonë, në mënyrën më humane e të kulturuar.
Ai është vlerë që duhet ruajtur dhe duket rikonstruktuar, aq më tepër që i kanë gjetur fondet. Por njerëzit, edhe mund të jepnin para, për të ndihmuar. Do ishte mirë, që kjo kohë të kishte vlejtur, për bashkëpunim e bashkërendim. Nuk është është kohë për këtë, kur i kemi njerëzit jashtë, kur jemi të bllokuar. Nuk më duket e arsyeshme të krijohen artifice në këtë situatë që po kalojmë.”(A.M/Faxweb.al)