Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Aktorja e njohur zgjedh ”pensionin” nga filmat: I kam dhënë fund, fokusi te familja

Aktorja Cameron Diaz ka hequr dorë nga aktrimi. Kështu ka pohuar mikja dhe kolegia e saj, Selma Blair.

Diaz është vetëm 45-vjeç, mirëpo duket sa ka vendosur të tërhiqet nga industria filmike, duke kaluar më shumë kohë me familjen e saj.

Blair bashkaktore e Diaz në filmin “The Sweetest Thing” ka treguar se mikja e saj i ka thënë gjatë një dreke se nuk planifikon të xhirojë më filma dhe se në vend të kësaj, preferon ta kalojë kohën me burrin e saj, muzikantin Benji Madden, shkruan ”Daily Mail”.

“Ditë më parë, dola për drekë me Cameron. Po e rikujtonim kohën kur e xhiruam filmin (‘The Sëeetest Thing’, në vitin 2002)”.

“Mua do të më pëlqente ta bënim edhe një vazhdim, por Cameron është pensionuar nga aktrimi. Ajo më tha: ‘I kam dhënë fund’”.

“Ajo nuk ka nevojë të bëjë filma të tjerë. Ka një jetë të mrekullueshme, nuk e di se çfarë do ta kthente sërish (në realizimin e filmave). Ajo është e lumtur”, janë fjalët e Blair.

 

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.