AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Aktori shqiptar ndan Nevina Shtyllën nga i fejuari? (FOTO)

Moderatorja e njohur për publikun Nevina Shtylla përflitet shpesh për karrierën e saj, por edhe për jetën private, të cilën ajo nuk dëshiron ta ndajë me ndjekësit.

Megjithatë monderatorja është bërë shumë herë pjesë e thashethemeve rozë, pasi së fundmi u përfol për një ndarje, meqenëse ajo nuk e publikonte kurrë të dashurin e saj në ‘Instagram’ edhe pse kishte pranuar që ishte në një marrëdhënie.

Por, disa orë më parë, ai që ka shtuar akoma më shumë aludimet për çështjen e marrëdhënies së moderatores është aktori i famshëm i ‘Portokallisë’, Rezart Veleshnja. Ai ka publikuar në profilin e tij në ‘Instagram’ një foto me Nevinën, teksa shkruan me humor: “Nevina me të fejuarin, e ndava nga ai që ka”.

Duke u nisur nga thashethemet e fundit, Rezarti i veshur me uniformë dhe paruke, ka luajtur rolin e të dashurit të ri të Nevinës, pasi me shaka thotë se e ka ndarë nga i dashuri me të cilin moderatorja është aktualisht.

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *