Fituesi i çmimi i “Oscar” ka bërë të ditur lajmin për ndjekësit e tij, në një postim në Twitter, të hënën.
“Unë jam diagnostikuar me Limfoma. Megjithëse është një sëmundje e rëndë, unë ndihem me fat që kam një ekip të shkëlqyeshëm mjekësh dhe prognoza është e mirë. Unë jam duke filluar trajtimin dhe do t’ju mbaj të njoftuar për shërimin tim.”
Gjithashtu, 70 vjeçari falenderojë familjen dhe miqtë e tij për mbështetjen në këto kohë.
“Jam thellësisht mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen nga familja dhe miqtë e mi. Faleminderit për lutjet dhe urimet tuaja. Dhe, ju lutem mos harroni të dilni për të votuar. Sepse të gjithë jemi në këtë së bashku. Http://Vote.org Dashuri, Jeff.
Limfoma është një formë e kancerit që prek sistemin imunitar – në mënyrë specike, ky është një kancer i qelizave të imunitetit të quajtura limfocite, një lloj i qelizave të bardha të gjakut. Sistemi limfatik është një rrjet kompleks i tubave (enëve limfatike), gjëndrave (nyjet limfatike) dhe organeve të tjera duke përfshirë shpretkën dhe gjëndrën thymus.