Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, ka postuar pak minuta më parë një foto ku shfaqet në shoqërinë e aktorit të humorit, Agron Llakaj.
Në foto, Blushi shfaqet duke folur dhe Agron Llakaj duke firmosur. Siç duket, jo se aktori ka firmosur për t’iu bashkuar kësaj partie, por ka dhënë kontributin që LIBRA të hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit.
“Me të madhin Agron Llakaj. Firmos për LIBRA-n në zgjedhje”, shkruan Ben Blushi.
Partisë LIBRA i duhen 5.000 firma për t’u regjistruar, ndërkohë që kreu i saj ka premtuar se do të arrijnë të grumbullojnë 10.000 firma. (XH.A/SHUPLAKA)