Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Dy fytyrat e autoriteteve për masat anti-covid/ Ndalohen rreptësisht dasmat, por organizohen vazhdimisht evente me grumbullime masive (VIDEO)

Një protestë për pagat, për prishjen e Teatrit apo kundër qeverisë u kushtoi me dhjetëra qytetarëve prangat, shoqërimet por edhe arrestime e dënime duke nisur nga gjoba  monetare deri tek qëndrimi pas hekurave. Faji i tyre ishte mos bindja e autoriteteve dhe grumbullimet masive në kohë pandemie duke mos respektuar masat anti Covid.

Por çfarë ndodh me eventimente me organizator pushtetin vendor apo atë qendror. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me organizata të ndryshme artistike prej disa ditësh zhvillon në amfiteatrin e Tiranës në zonën e Parkut Kombëtar të Liqenit Artificial koncerte të ndryshme festive.

Të premten një koncert karaoke, të shtunën premiera e Gjergj Xhuvanit me ‘Liqeni im’ në kuadër të Tirana International Film Festival e këtë të dielë me maratonën e këngës. Krahas artit, e përbashkëta e këtyre aktiviteteve ishte thyerja e masave anti Covid. Për organizatorët e të cilëve, por edhe pjesëmarrësit, nëse ligji do të ishte i njëjtë për të gjithë do të ishte burgu apo dënimet monetare pasi kryeministeri do ti barazonte dhe me tentativë vrasjeje.

Por kjo nuk ndodh se e para që duhet të dënohej do të ishte ministrja, e cila maskën si masë parandaluese të përhapjes së Covidit e mban në krahë ndonëse bisedon me pjesëmarrës në premierën e “Liqeni im”.

Ndërsa kryeministri i mori seriozisht masat anti Covid, ndaloi djalin të shikonte prindërit, pyetja për këtë rast do të ishte e thjeshtë: Cili do të ishte dënimi për kryebashkiakun Veliaj, bashkëautor në këto evente e grumbullime masive në kundërshtim të plotë të masave kundër përhapjes së virusit të rrezikshëm apo për ministren Margariti që maskën me të cilën duhet të mbulohet hunda e goja mbulon krahun?

Mos do të duhet që kryeministri Edi Rama dhe ministri Sandër Lleshaj të kërkojnë falje publike, të dëmshpërblejnë gjithë ato familje që ditën më të lumtur të së bijës apo të birit të tyre, martesën, ua kthyen në ditën më të shëmtuar, u prishën festën sapo fillonte, i arrestuan dhe i dënuan. Çfarë do të ndodhë me bizneset e mbyllura apo pezulluara për 6 muaj pasi organizuan dasma në kohë  Covidi? A do të jetë i njëjtë fati i organizatorëve të koncerteve me të atyre të dasmave në kohë pandemie?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *