Aktivisti i shoqërisë civile Besjan Pesha ka qenë i ftuar sot në Fax News, ku ka komentuar çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një kohë që po komentohet edhe çmontimi i Teatrit, Pesha është shprehur se ky proces po kryhet nga “hajdutë” që punojnë në qeveri. Aktivisti i njohur është shprehur se do të ketë kallëzime penale për të gjitha ata që kanë bashkëpunuar për çmontimin gjatë mbrëmjes së djeshme.
“ E gjithë historia që varvitet rreth shembjes së Teatrit Kombëtar , nuk është gjë tjetër veçse një tentativë për të vjedhur pronën publike, për t’ia dhënë më pas atë një kompanie private, që do të ndërtojë gjashtë kulla, dhe do të fitojë qindra mijëra euro. Akti i vjedhjes filloi dje me vjedhjen e disa individëve, të cilëve me sa kemi konfirmuar në rrugë jozyrtare janë individë që punojnë në qeveri. Ata kanë vjedhur tabelën që shkruante “Eja në Teatër” dhe disa prozhektorë.
Kjo vjedhje është kryer dje nga ana e atyre, për të krijuar idenë se kjo çështje është drejt fundit, ka filluar tashmë çmontimi. Ajo që ka ndodhur dje është vepër penale dhe personat e përfshirë do të përgjigjen një ditë. Po përgatiten kallëzime penale , për këta individë sapo të bëhet verifikimi se kush ka qenë i pranishëm fizikisht. Kemi informacione se këto ditë do të ndodhë një vjedhje më e madhe, të vijnë me kamion dhe të vidhen pajisjet e brendshme të Teatrit. Unë gjykoj që nëse kjo ndodh do të përballen fizikisht me personat që mbrojnë Teatrin. Edhe përdorimi I dhunës është mëse legjitime se janë hajdutë nuk janë individë që vijnë në mënyrë të rregullt me letra zyrtare, apo të bazuar në ligj. Çdo akt i marrjes së objekteve në Teatrin Kombëtar, qoftë marrja e një stilolapsi është vjedhje dhe dënohet me ligj”, u shpreh ai.
Ai ka komentuar edhe qëndrimin e Drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli për çmontimin e godinës , duke u shprehur se edhe në drejtim të atij do të ketë një kallëzim penal.
“Normalisht ai duhet të ulëriste se i kanë vjedhur shtëpinë e tij, pa i dhënë asnjë llojj dokumenti. Një nga personat të cilët nga pikëpamja ligjore është I akuzuar në fjalë sepse quhet bashkëpunim në vjedhje. Do të ketë padi penale për të gjitha ato persona që janë angazhuar në veprime të jashtëligjshme në lidhje me çështjen e teatrit. Një grup juristësh janë ngritur të cilët, po punojnë, po mbledhin të gjithë informacionet për vjedhjen e Teatrit”, u shpreh ai.
Për 15 pyetjet që Komisioni Europian ka për Qeverisë shqiptare për çështjen e Teatrit, Pesha shprehet i lumtur që Brukseli bën të njëjtat pyetje si të aktivistëve dhe aktorëve që protestojnë çdo ditë nga sheshi.
Ndërkohë aktivisti thekson se vendimi për Teatrin do të ndikojë edhe në antarësimin e vendit në BE.
“I bën pyetje qeverisë të njëjtat pyetje që ne i bëjmë nga sheshi I Teatrit. Jam shumë I lumtur që Brukseli ka filluar të bëjë të njëjtat pyetje. Jam shumë i shqetësuar se nëse nuk do të ketë një akt nga ana e qeverisë për të kthyer mbrapsh këtë ligj antikushtetues, Shqipëria do të rrezikojë antarësimin në BE. Nukë është Çështje trualli apo godinë të vjetër, nuk ë është më debat estetik, apo nuk është më debat midis disa qytetarëve dhe Qeverisë, por është një çështje që lidhet direkt me antarësimin e Shqipërisë në BE” u shpeh Fusha për 15 pyetjet e KE-së.
(J.D/Faxweb)