Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

Akti normativ: Nëse keni paguar pushimet, do merrni kupona, ose rimbursim brenda një viti

Nëse i keni prenotuara pushimet apo udhëtimet tuaja për në verë, që në muajt e parë të vitit, atëhere kur askush nuk e dinte se çfarë na priste nga Covid-19, agjencitë do të jetë të detyruara t’ju japin një kupon, ose t’ju rimbursojnë brenda një viti.

Këshilli i Ministrave ka miratuar një akt normativ, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, i cili ka për objekt përcaktimin e masave të veçanta që do të merren në sektorin e turizmit, për agjencitë e udhëtimit, operatorët turistikë dhe klientët e tyre, në ofrimin e një shërbimi udhëtimi, nga dita e shpalljes deri në përfundim të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga COVID-19.

Akti parashikon që Operatorët turistikë apo agjencitë e udhëtimit, të cilët, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose si ndërmjetës, kanë marrë përsipër t’u ofrojnë klientëve çdolloj shërbimi udhëtimi apo një sërë shërbimesh të tjera ndihmëse, dhe këto shërbime janë të parapaguara ose të rezervuara përpara shpalljes dhe gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përjashtimisht detyrimeve të parashikuara shprehimisht në kontratë, të kryejnë rimbursimin e tyre, brenda 1 (një) viti nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ.

Operatorët turistikë apo agjencitë e udhëtimit, që kanë lidhur kontrata ndërmjetësimi për shitjen e shërbimeve të ofruara nga furnizuesit e shërbimeve të udhëtimit me klientin dhe këto shërbime janë të parapaguara ose të rezervuara përpara shpalljes dhe gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përjashtimisht detyrimeve të parashikuara shprehimisht në kontratë, të kryejnë rimbursimin e tyre, brenda 1 (një) viti nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ.

Klienti i një pakete udhëtimi apo dokumenti udhëtimi, nga/apo nëpërmjet agjencive të udhëtimit ose operatorit turistik, për shërbimet e udhëtimit të parapaguara përpara shpalljes dhe gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përjashtimisht detyrimeve të parashikuara shprehimisht në kontratë, përfiton rimbursimin e tyre brenda 1 (një) viti nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ.

Në rast të pamundësisë së realizimit të kontratave të transportit të klientëve me mjetet e transportit ajror, si pasojë e masave kufizuese të ndërmarra për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga COVID-19, nga/dhe aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Tiranë, transportit detar nga të gjitha portet në vend ose ujërave të brendshme, subjektet e parashikuara në nenet 3, 4 dhe 5, të këtij akti normativ, detyrohen të njoftojnë, sipas rastit, respektivisht agjencinë/ transportuesin/akomoduesin ose organizatorin e paketave të udhëtimit/klientin për pamundësinë e zbatimit të kontratave të transportit, duke bashkëlidhur dokumentacionin që vërteton dokumentin e udhëtimit ose rezervimin e qëndrimit ose kontratat e paketave të udhëtimit.

Ky komunikim bëhet brenda 30 (tridhjetë) ditësh nga:

a) hyrja në fuqi e këtij akti normativ, për shërbimet/kontratat, të cilave iu ka përfunduar
afati;

b) data e planifikuar e nisjes apo e mbërritjes, për shërbimet/kontratat brenda afatit.

Operatorët turistikë apo/ose agjencitë e udhëtimit, brenda 30 (tridhjetë) ditësh nga komunikimi, të rimbursojnë dokumentin e udhëtimit dhe/ose paketën e udhëtimit nëpërmjet lëshimit të një kuponi (voucher), që korrespondon me të njëjtën vlerë/shumë totale që duhet të kthehet, duke i ofruar klientit mundësinë e përdorimit të kuponit për të njëjtin shërbim ose një të ngjashëm, që i përket kontratës së ndërprerë, e cila do të përdoret brenda 1 (një) viti.

Në rast se nuk realizohet shërbimi, sipas parashikimeve të mësipërme, operatorët turistikë apo/ose agjencitë e udhëtimit t’i rimbursojnë klientit vlerën/shumë totale të paguar.

Operatorët turistikë apo/ose agjencitë e udhëtimit, të cilët nuk e zbatojnë këtë akt normativ, përveç përmbushjes së detyrimeve kontraktuale ndaj klientit, dënohen me gjobë, për çdo kontratë të parealizuar./Monitor

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *