04:48 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Akt terrorist brenda xhamisë “Dine Hoxha”, kush është personi që plagosi 5 persona (Emri)

15:09 | 19/04/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plagosja e dyfishtë në Tiranë, shihni momentet e konfliktit masiv brenda xhamisë ‘Dine Hoxha’, 5 persona të plagosur me thikë (Pamje)

Një akt terrorist ka ndodhur pak minuta më parë në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, ku shtetasi Rudolf Nikolli ka plagosur me thikë 5 persona. 34-vjeçari është neutralizuar nga punonjësit e Policisë së shtetit, ndërkohë që 5 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Konflikti ka ndodhur në ambientet e brendshme të xhamisë, ndërkohë që nuk dihet nëse vetë Nikolli ka qenë besimtar, apo person që mund të ketë probleme me shëndetin mendor.

Mësohet se të plagosurit janë besimtarë myslimanë dhe punonjës të xhamisë, ndërkohë që veprimi i shpejtë i policisë ka bërë që të shmangeshin pasoja më të rënda të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i Policise:

Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Faxweb.al siguroi dhe pamje nga momenti jashtë xhamisë ku dhjetra persona së bashku me policinë u angazhuan për të neutralizuar agresorin.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, shihni momentet e konfliktit masiv brenda xhamisë ‘Dine Hoxha’, 5 persona të plagosur me thikë (Pamje)

Para

Kreu kasaphanë brenda xhamisë ‘Dine Hoxha’, kush është autori nga Burreli, me plagë në fytyrë nga neutralizimi

Para
Kreu kasaphanë brenda xhamisë ‘Dine Hoxha’, kush është autori nga Burreli, me plagë në fytyrë nga neutralizimi

Kreu kasaphanë brenda xhamisë 'Dine Hoxha', kush është autori nga Burreli, me plagë në fytyrë nga neutralizimi

Discussion about this post

 



Të Fundit

“T’i japim fund luftës në Gaza”, Macron: Franca do ta njohë shtetin e Palestinës

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.