14:36 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Akt brutal”, PS nis procedurat për shkarkimin e Ilir Metës

09:50 | 10/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasja te “Petro Nini”, Spiropali sulmon policinë: Ishte aty sa për t’i shtuar ankthin banorëve

Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së Elisa Spiropali, u shpreh se kjo forcë politike do të nisë procedurat për shkarkimin e presidentit Meta ditën e enjte.

“Kryesia e PS ka diskutuar mbi aktin brutal të Ilir Metës ndaj republikës së Shqipërisë. Në seancën e së enjtes ne do të kemi një debat të gjerë, mbi një institucion të ri, të quajtur ç’dekretim.

Ne si Kryesi mendojmë se Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë pozicion, Kuvendi do të nisë procedurat për shkarkimin e Ilir Metës”, u shpreh Spiropali. E pyetur për mungesën e Gjykatës Kushtetuese, Spiropali tha se PS do të nisë procedurat për shkarkimin e Metës, pavarësisht se fjala e fundit për shkarkimin i mbetet Kushtetueses.

 “Do t’i takojë Gjykatës Kushtetuese në fund por kjo nuk na heq në të drejtë për të nisur procedurat për shkarkimin e tij”, tha më tej zëdhënësja e qeverisë.

Kujtojmë se në këto dy ditë pas deklaratës së Metës, Rama ka vijuar fushatën e tij në disa qytete të vendit , duke thënë se zgjedhjet do të mbahen në 30 Qershor dhe kjo është e panegociueshme.

Meta, në konferencën e jashtëzakonshme që mbajti sot në mëngjes, u shpreh se presidenti është i vetmi organ kushtetues që mund të vendosë për datën e zgjedhjeve qoftë lokale, qoftë ato qendrore, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë dhe pretendimeve të kryeministrit Rama.

Presidenti theksoi se ai kishte grumbulluar të dhëna se në rast se në 30 Qershor do të mbaheshin votime, vendi mund të shkonte drejt një konflikti civil me pasoja shumë të rënda për vendin.

Meta tha më tej se në rast se zgjedhjet do të mbaheshin në 30 Qershor, pa opozitën, atëherë vendi do të kthehej në një regjim diktatorial, ku qytetarët do të detyroheshin që të përballeshin me njëri-tjetrin.

Presidenti komentoi më tej dhe protestat e opozitës, duke thënë se në disa raste ka pasur tejkalim të kompetencave nga ana e policisë, duke u përgjigjur në mënyrë jo propocioonale. (Lexo edhe ketu) 

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: ps nis procedurat per shkarkimin e metes
Pas

Zbulohet lëvizja e papritur e Ramës, në orën 11:00 thërret në takim…

Para

Rrahën me shkop bejzbolli një qytetar, i shkaktuan plagë të shumta/ Arrestohen babë e bir (Emrat)

Para
Kërkohej për vënie eksplozivi ndaj makinave dhe bizneseve, arrestohet 42-vjeçari

Rrahën me shkop bejzbolli një qytetar, i shkaktuan plagë të shumta/ Arrestohen babë e bir (Emrat)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Operacioni anti-drogë i SPAK, GJKKO liron një prej te arrestuarve, u ndalua gabimisht. Konfirmohen masat për 5 të tjerët

Situata e zjarreve/ Kryeministria jep të dhënat për çdo qark: 2 helikopterë hungarezë dhe 2 Canadair operuan në Vlorë

Bashkia e Tiranës thirrje qytetarëve: Raportoni zaptimet e hapësirave publike në “Tirana Ime”

Fëmijë dhe të rritur në panik/ Goma mori flakë, pasagjerët e American Airlines evakuohen nga avioni përmes rrëshqitëses së emergjencës

Mediat italiane pasqyrojnë zjarret në jug të Shqipërisë: Situatë kritike në Borsh, evakuohen turistë dhe banorë

Humb jetën 69-vjeçarja, dyshohet se pësoi arrest kardiak pasi u fut në det

Situata e vështirë me zjarret/ BE në ndihmë Shqipërisë, dërgon një avion zjarrfikës Canadair

5 palestinezë të tjerë vdesin në Gaza brenda 24 orëve nga kequshqyerja

As edhe një ton të vetëm:” Presidenti kolumbian urdhëron marinën të ndalojë dërgesat e qymyrit në Izrael

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.