Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


Te FunditTe Gjitha

Aksioni “Vjeshtë 2017”, zbulohet sa miliona euro ka mbledhur Policia brenda një muaji

Operacioni “Vjeshtë 2017” i Policisë së Shtetit ka një muaj që ka nisur dhe vetëm gjatë kësaj kohe, në Prokurori janë dërguar materialet për hetime pasurore për 44 raste, nga të cilat 40 janë dërguar në Prokurorinë për Krimet e Rënda e 4 referime në prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Berat, Tiranë e Fier.

Sipas televizionit “Top Channel” gjatë një muaji, bëhet fjalë për pasuri, që nëse do të sekustrohen e më pas konfiskohen, vlera financiare mund të kalojë shifrën e 50 milionë eurove.

Mësohet se në listën e Policisë së Shtetit renditen 79 apartamente banimi dhe vila, 25 njësi tregtare, 84 automjete, një pallat 11-katësh, dy anije peshkimi, si dhe rreth 54 mijë metra katrorë sipërfaqe toke.

Ndërkohë në vetëm një rast në qytetin e Lezhës, gjykata ka aprovuar kërkesën e prokurorisë, duke sekuestruar pasuri në vlerën e 670 mijë eurove të një individi me të shkuar kriminale në disa vende të Bashkimit Europian.

Ky operacion  i forcave blu pritet të vijojë deri në fund të vitit, pasi nuk është paracaktuar ndonjë afat dhe pasuritë e konfiskuara mund të arrijë në shifra rekord. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *