Fax News bën me dije se ditën e sotme, Policia e Sarandës ka ndjekur dhe më pas ka arritur të ndalojë një automjet që transportonte 6 kilogram kanabis.
Mësohet se drejtuesit e automjetit tip BMË, nuk i janë bindur fillimish urdhërit të forcave të rendit për të ndaluar e me pas janë ndjekur dhe është bërë e mundur ndalimi i mjetit.
Policia ka arritur të kapë vetëm njërin nga trafikantët, shtetasin Andi O., 16-vjeç nga Tepelena, ndërsa shtetasi tjetër me iniciale L.M, 32-vjeç nga Tepelena është larguar dhe tashmë është shpallur në kërkim.
Bëhet me dije se në mjet u gjetën dhe sekuestruan rreth 6 kg kanabis, të cilat kishin destinacion Greqinë.
Mësohet se prej fillimit të vitit 2018, të arrestuarit nga Policia e Sarandës për trafik kanabisi janë mbi 20 persona.
(E.L/Faxweb)