Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin e tij social “Facebook”, një video nga aksioni i ditës së sotme për prishjen e objekteve pa leje në bregdetin e Ksamilit dhe Velipojës.
Në mbishkrimin e videos Rama shkruan se ky aksion ka si synim çlirimin e hapësirave të zaptuara përgjatë vijës bregdetare, duke e shoqëruar dhe me hashtagun: Boll! Shqipëria e shqiptarëve.
Postimi i plotë i Ramës: Operacioni “Bregdeti Ynë” – Ka nisur sot nga Ksamili dhe Velipoja shembja e ndërtimeve pa leje, për të çliruar çdo hapësirë të zaptuar dhe për të vënë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit, përgjatë gjithë vijës sonë bregdetare #Boll # ShqipëriaePopullitShqiptar #SkaKohëPërPushim