Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Enno Bozdo i ftuar në Fax News foli për aksionin opozitar për të udhëhequr protestat popullore.
Bozdo u shpreh se në mbledhjen e kryesisë së PD-së do të merren vendime mbi strategjinë e zhvillimit të protestave dhe oraganizmin e aksionit opozitar deri në rrëzimin e Edi Ramës. Më tej Bozdo theksoi se opozita do të futet në një stinë protestash deri në largimin e Edi Ramës.
“Në mbledhjen e kryesisë së PD-së që do të zhvillohet sot do të merren vendimet në mënyrën sesi do të organizohet një aksioni opozitar, për atë që Basha ka shprehur një stinë të tërë protesta për të larguar Ramën dhe për të zhvilluar zgjedhje të përgjithshme, të ndershme dhe pa Edi Ramën. Mbledhja do të marrë në shqyrtim vendimet që u morën dhe dje në kryesi.
Gjithmonë ka diçka për të ndryshuar. PD ka qenë partia që ka organizuar tubimet më të mëdha. Së pari ne do të udhëheqim stinën e protestave në mënyrë efektive dhe së dyti komunikimi me qytetarët se çfarë do të arrijmë dhe pse duhet të rrëzojmë Ramën. Besoj se do të kemi të bëjmë me një strategji të plotë për të hyrë në një stinë të re protestash.”- u shpreh Rama.
Për sa i përket ndryshimit të protestave të zhvilluara nga studentët, banorët e Astirit, minatorët, femërët, Bozdo u shpreh se tashmë në këto protesta do të jetë pjesmarrja fortësisht aktive e opozitës.
“Ndryshe do të jetë pjesmarrja fortësisht aktive që do të ketë opozita dhe thirrja institucionale që do të bëjnë partitë opozitare. Opozita do të jetë në terren, ndryshe nga sa i ka mbëhsteur me deklarata politike, me aletarnativa duke thënë se çfarë do të bëjmë ne ëm mirë për studentët apo për banorët e Astirit, si do ta zgjidhim ne. Tani është opozita që vjen në një shfaqje të plotë të saj në organizim, ne do të kërkojmë largimin e Ramës. Mundësit që këto zgjedhje të organizohen janë 0, ky aksion fokusohet në këtë drejtim. Aleatët e PD përfshirë dhe LSI-në janë në të njëtët vijë mendimi duke e mbështetur aksionin opozitar. Edi Rama sa të jetë në atë pozicion nuk do ti sigurojë këtij vendi as mirëqënie, as ekuilibër social, asgjë në të mirë të shqiptarëve.”-tha Bozdo.
(M.Q/Faxweb.al)