10:27 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aksioni në Durrës/ Zyrtarë, pronarë e ndërtues dalin para gjykatës, dy prej tyre përfundojnë në spital në gjendje të rënduar

11:42 | 17/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aksioni në Durrës/ Zyrtarë, pronarë e ndërtues dalin para gjykatës, dy prej tyre përfundojnë në spital në gjendje të rënduar

Pak minuta më parë ka nisur në Gjykatën e Durrësit seanca gjyqësore për nëntë personat e arrestuar gjatë aksionit të policisë pas shembjes së godinave pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Ndërtues, pronarë, zyrtarë dhe hartues projektesh gjenden para trupës gjykuese për t’u njohur me vendimin, ndërsa mësohet se dy prej të arrestuarve nuk gjenden në sallën e gjyqit.

Sipas avokatëve të Nevjana Isufit (hartuese e projekteve fiktive) dhe Avdulla Osmanit (ndërtues informal), ata janë dërguar në spital me urgjencë dhe janë në gjendje të rënduar shëndetësore. Më poshtë do të gjeni emrat e të gjithë të arrestuarve dhe sa vite burg rrezikojnë:

1-Arben Isaku, 42 vjeç, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Rrezikon deri në 7 vite burg

2-Klajdi Lame, 32 vjeç, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Rrezikon  deri në 7 vite burg

3-Albrend Qetka, 35 vjeç, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Rrezikon  deri në 7 vite burg

4-Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i vepres penale “Vrasja  me dashje”. Rrezikon deri në 25 vite burg

5-Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Rrezikon  deri në 7 vite burg

6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”. Rrezikon deri në 35 vjet burg

7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera  cilësuese”. Rrezikon deri në 35 vjet burg

8-Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës. Rrezikon deri në 7 vjet burg

9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.  Rrezikon deri në 7 vjet burg.

Etiketa: te arrestuarit ne durres
Pas

Doli e pastër nga Vetingu, Bajrat nuk e lënë rehat gjyqtaren Olldashi, zbulohet lëvizja e tyre

Para

Humbi kurorën, por Miss Nigeria bën reagimin që po habit botën

Para
Humbi kurorën, por Miss Nigeria bën reagimin që po habit botën

Humbi kurorën, por Miss Nigeria bën reagimin që po habit botën

Discussion about this post

 



Të Fundit

5 palestinezë të tjerë vdesin në Gaza brenda 24 orëve nga kequshqyerja

As edhe një ton të vetëm:” Presidenti kolumbian urdhëron marinën të ndalojë dërgesat e qymyrit në Izrael

Zjarret në Borsh, rinis aksioni nga ajri, ministri Vengu: Flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset! Evakuohen dhjetëra banorë

“Të shpëtosh jetë duke rrezikuar jetën tënde”/ Rama: Falenderim për çdo efektiv të FA, Policisë, Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile

Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive në Europë në raport me popullsisë

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.