Një 50 vjeçar me inicialet A.Gj nga fshati Babica e Vogël ka marrë dëmtime të rënda në trup pasi e ka zënë zetori. Burime bëjnë me dije se 50-vjecari ka qenë duke punuar tokën pasditen e sotme, ndërsa zetori është përmbysur dhe e ka zenë poshtë.
Për pasojë 50 vjeçari ka marr dëmtime të rënda dhe është transportuar në gjendje kritike në Spitalin Rajonal të Vlorës ndërsa lajmi konfirmohet nga bluzat e bardha.
Aktualisht po merr shërbim mjekësor ndërsa autoritetet kanë nisur hetimnin për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)