AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Aksidentohet furgoni me 3 të burgosur brenda, plagoset polici

Një furgon që i përket institucionit të burgut, është aksidentuar në Tepelenë, duke lënë të plagosur një polic.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në afërsi të fshatit Qesarat, ndërkohë që është mësuar dhe identiteti i policit që ka mbetur i plagosur, i cili është Julian Verbosha.

Burime bëjnë me dije se polici është shoqëruar për në spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën.

Brenda në furgon kanë qenë dhe tre të burgosur, që sipas burimeve nuk kanë marrë lëndime serioze.

Nuk dihet ende as identiteti i të burgosurve që ishin brenda në furgonin e drejtorisë së burgjeve, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *