Policia e Vlorës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Vlorë, ku humbën jetën katër anëtarë të një familjeje nga Patosi. Bëhet me dije se anëtarët e familjes Agushi që kanë ndërruar jetë janë Eduart Gushi, 44 vjeç, bashkëshortja e tij Silvana Gushi, 33 vjeçe, si dhe fëmijët e mitur Anastasia Gushi, 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.
Ndërkohë në mjetin tip “Audi” që i përplasi nga mbrapa udhëtoninshtetasit Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën, por njëri në gjendje më të rëndë.
Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju bëjmë me dije se:
Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe.
Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”, I. M., F. L dhe G. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Mjeti luksoz tip ‘Audi’ i cili po lëvizte me shpejtësi tepër të lartë në drejtim të Vlorës, ka goditur nga mbrapa një automjet tip Toyota me targa greke, duke bërë që kuy i fundit të dalë nga rruga dhe të ndërrojnë jetë e gjithë familja që po udhëtonte në të.