Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Aksidenti tragjik me 2 viktima në Elbasan, Policia zbulon detajet e ngjarjes

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Komuna, Cërrik ndërsa në aksident janë përfshirë 2 automjete dhe një karrocë ndërsa viktimat janë një pasagjer që ndodhej në njërin nga mjetet  dhe drejtuesi i karrocës.

Faxweb.al raportoi edhe më hërët se viktimat janë Agron Shermalli 48 vjeç pasagjer në njërin nga mjetet dhe Agim Mençi 50 banues në fshatin Linas Cërrik

“Në fshatin Kamuna,  Cërrik, është përplasur mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. Sh., banues në Cërrik,  me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.H., banues në fshatin Kamuna, Cërrik, dhe një  karrocë me drejtues shtetasin A.M., banues në fshatin Linas,  Cerrik.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë shtetasi A.Sh., 48 vjeç,  banues në fshatin Lumas, Cërrik,  i cili ishte pasagjer në një nga automjetet si  dhe shtetasi A. M., ( drejtuesi i karocës)”, njofton Policia.

Ndërsa dy drejtuesit e automjeteve, ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *