Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlash

Aksidenti në Vlorë, rrëfehet babai i Kristi Panajotit: Biseda me Ramën dhe Tahirin

Renato Panajoti, babai i Kristi Panajotit, djaloshit që humbi jetën pas një aksidenti fatal në gropën “Lungomares” në Vlorë.

I ftuar në “Pasdite në Top-Channel”, ai ka rrëfyer momentet e mësimit të lajmit të kobshëm dhe bisedat me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

“Që nga ajo ditë është hera e parë që vi sot në këtë vend. Atë ditë nuk isha në Vlorë, kam qenë larg më kanë marr në telefon; hajde urgjent se djali është shumë sëmurë është në spital. Nipi ishte me gjithë djalin, pas tyre makina me shokët e tyre, ishin nisur për një xhiro në darkë. Asgjë tjetër, po bënte shëtitjen e fundit… Në atë moment morën djalin e madh në telefon, hajde se djali s’është mirë, kur ka ardhur Filipo e ka gjetur pa ndjenja nuk reagonte fare, më pas më njoftoi nusja: eja shpejt, urgjent…

Isha shumë larg, më mbylli telefonin, s’më la kohë as ta pyesja. Në ecje e sipër që nxitoja për të arritur bëj një telefonatë tjetër marr nipin e pyes ça po ndodh, mendova djali ndonjë sëmundje, s’më shkonte në mendje që djali mund të më vdiste në aksident se edhe vetë jemi një familje që jemi marrë me makinat, unë babai jemi rritur me hekurin me timonin, e kemi në gjak makinën dhe kjo është ajo që më vret më tepër. Nuk i besova edhe sot e kësaj dite nuk e besoj që ka vdekur në aksident, i kisha thënë të ecte me kujdes, ata fëmijë i kam marrë tërë kohës nga mbrapa, edhe në rrugët e botës, i njohin tabelat, rregullat.

Në darkë, rreth orës 11 pa 20, unë kam ardhur në Vlorë në 1 e 15 e natës, gjëja e parë u kam thënë miqve të mi: më thoni si është e vërteta? Në mëngjes, kur kam ardhur e kam gjetur rrugën pa asnjë tabelë, absolutisht asnjë pengesë, vetëm një tabelë e mbuluar totalisht me baltë që thoshte ngushtim rruge e kalo këtej, ishte vendosur gabim dhe poshtë saj një tjetër 20 km në orë që s’kishte shanse ta lexoje se ishte e mbuluar nga balta, komplet baltë, nuk dallohej”, rrëfehu mes lotëve babai i Kristit.

 

Sa i përket komunikimit me kryeministrin Rama dhe ministrin Tahiri, Panajoti shprehet: “Në momentin që më thanë po manipulohen, ai kontraktori i Lungomares shkon në zyrat e policisë, i kam shkruar kryeministrit dhe më erdhi përgjigjia nga ministria e Brendshme. Me kryeministrin njihemi prej vitesh, jo personalisht por kemi miqësi të hershme, m’u përgjigj menjëherë. Faleminderit atij dhe ministrit të Brendshëm, shumë faleminderit. Ministri më tha: Renato si e ke hallin? I tregova, me tha: Mbylle e të them për 2 minuta. Pastaj më mori, më tha: po ke të drejtë, do merren masat përkatëse e do shkojnë të gjithë në burg, kush ka përgjegjësi. Më tha edhe këtë: Më ke 24 orë në 24 në dispozicion brenda hapësirës që më lejon detyra e ministrit. Ministri e çoi në Gjykatë por prokuroria nuk na shërben ashtu siç duhet të na shërbejë. Prokuroria nuk më ka thirrur. U ndjeva keq kur mora vesh që ai do hetohej në gjendje të lirë. Jo ra kjo provë, jo ajo, e në fund kurbani ngelet kurban dhe mbyllet gjithmonë me viktimën”.

Aksidenti i rëndë u regjistrua mbrëmjen e 26 nëntorit 2016, në të cilin  humbi jetën 17 -vjeçari Kristo Panajoti dhe ngeli i plagosur shtetasi Petraq Beja.

Pas ngjarjes së rëndë, familjarët e viktimës akuzuan shtetin dhe firmën për mosvënien e sinjalizimeve pasi makina tip “BMW-X6” ku udhëtonin 2 të rinjtë ra në një gropë të madhe të hapur në mes të rrugës.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *