Detaje të reja nga aksidenti ndodhur disa minuta më parë në Tiranë.
Aksidenti ka ndodhur në Rrugën e Elbasanit, ku autobuzi i linjës Lundër-Tiranë është përmbysur mbi Ekonomikun tek zona ‘Sofra e Ariut’ dhe ka dalë nga rruga. Janë raportuar gjithësej tre pasagjerë të lënduar deri tani, pa probleme për jetën.
Një prej pasagjerëve është lënduar rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjithësej në autobuzë ndodheshin shtatë pasagjerë.
Sipas pamjeve filmike shihet se si autobuzi ka goditur edhe dy makina të tjera përpara tij.
Shoferi i autobuzit është 42-vjeçarit Gentian Qosja, të cilit i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar negativë.
Ende nuk janë zbuluar rrethanat ekzakte te aksidentit, por dyshohet për një problem me frenat.