Ka ndërruar jetë një nga të lënduarat e aksidentit në aksin Lezhë-Shkodër. Burimet bëjnë me dije se ka ndërruar jetë Marjeta Gjergji, 28-vjeçe, infermiere në maternitetin e Lezhës.
Fatkeqësisht Gjergji nuk mundi t’iu mbijetoje plageve të marra. Të plagosur mbetën dhe bashkëshorti i saj, dy fëmijët e mitur dhe vjehrra.
Kujtojmë se në aksident u përfshirë 2 makina dhe në njërën prej tyre, ka qenë një familje e tërë. Nga pamjet e siguruara nga Fax News, shihen pasojat e përplasjes të rëndë të makinave të cilat janë bërë copash.
(R.G/Faxweb.al)