AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Aksidenti në Shkodër, Policia: U plagosën 2 persona, njëri në gjendje të rëndë (Video+detajet)

Një aksident ka ndodhur para pak minutave në aksin rrugor Shkodër-Koplik ku dy automjete tip “Mercedes Benz”  janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrin, e për pasojë është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë një person.

Mjeti tip Benz me targë AA646UK me drejtues shtetasin E. K., ka perplasur mjetin tip Benz me targë AA872FJ i cili ka qënë i ndaluar në anë të rrugës.

Si pasojë e perplasjes ka mbetur i dëmtuar një nga drejtuesit e mjeteve shtetasi A. B. 56 vjeç banues në fshatin Boks, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë, dhe pasagjeri R. S. që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi E. K. do shoqërohet nga policia për veprime të metejshme.

Informacion zyrtar:

Me datë 04.10.2019, ora 16:40, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur tek ish SMT, fshati Dobraç Shkodër, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përplasur dy mjete, mjeti tip Benz me targë AA646UK me drejtues shtetasin E. K., ka perplasur mjetin tip Benz me targë AA872FJ i cili ka qënë i ndaluar në anë të rrugës.

Si pasojë e perplasjes ka mbetur i dëmtuar një nga drejtuesit e mjeteve shtetasi A. B. 56 vjeç banues në fshatin Boks, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë, dhe pasagjeri R. S. që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi E. K. do shoqërohet në ambjentet e D. V. P. Shkodër për veprime të metejshme.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

(K.H/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *