Një nga të plagosurit ka humbur jetën pas aksidentit që ndodhi sot në afërsi të fshatit Trush në Shkodër.
Mësohet se 19- vjeçari i quajtur Viktor Hili, ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës.
Aksidenti në fjalë ka ndodhur këtë mesditë, ku një mjet tip ”BMW” që drejtohej nga 23-vjeçari me iniciale Gj.H, ka dalë nga rruga në aksin Shkodër-Velipojë dhe është përplasur me bordurën anësore.
Si pasojë e aksidentit tragjik, ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja 23-vjeçare me iniciale K.H, të dy banues në Shkodër.
Policia bën me dije gjithashtu se drejtuesi i “BMW-së”, pas trajtimit mjekësor do të shoqërohet në komisariat dhe do procedohet me arrest. (D.D/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”539″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]