Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Aksidenti me vdekjen e 25-vjeçarit në Durrës, arrestohen dy persona

Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e datës 26.10.2019 në aksin rrugor “Tiranë-Durrës”, si pasojë e të cilit humbi jetën një shtetas, në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë zbardhja dhe dokumentimi i plotë i ngjarjes si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– F. T., 54 vjeç, banues në Tiranë;
– P. T., 49 vjeç, banues në Krujë.

Arrestimi i tyre u bë për shkak se në autostradën “Tiranë-Durrës”, tek mbikalimi i këmbësorëve në Shkozet, mjeti tip “Fiat Dukato” që drejtohej nga shtetasi F. T., dhe mjeti autobuz tip “Skania” që drejtohet nga shtetasi P. T., janë përplasur me motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B., 25 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Fillimisht u raportua se viktima ishte vrarë dhe hedhur në rrugë, por policia njoftoi se rreth orës 20:10, në autostradën Tiranë- Durrës,​ ​ në afërsi të një karburanti, në Shkozet, ​ shtetasi P.T,​ duke  drejtuar ​një mjet autobus tip “Skania” ​ është përplasur​ ​ me​ motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R.  B, 25 vjeç,  banues ne lagjen nr 15 Durres i cili ka gjetur vdekjen​.

Viktima rezulton se pas përplasjes nga autobuzi është përplasur edhe me një mjet tjetër i cili e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *