AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Aksidenti me vdekje në Librazhd, tre personat e plagosur nisen drejt Tiranës në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në Pishkash të Librazhdit ku për pasojë ka ndërruar jetë një person për të cilin Faxweb.al mëson se është një punonjës i Policisë Bashkiake, Ardian Vreto 45-vjeç drejtues i mjetit tip “Ford”.

Ndërkohë tre persona të tjerë kanë mbërritur të plagosur në Spitalin e Prrenjasit ku kanë marrë ndihmën e parë mjeksore.

3 persona e tjerë të plagosur janë F. S. 58 vjeç, A. S 71 vjeç dhe V.J 54 vjeç dhe janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranës, pasi janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në aksident janë përfshirë 2 makina dhe sipas Policisë, Vreto i cili është vëlllai i kryetari të PD-së në Librazhd, Bujar Vretos ka ndërruar jetë në vend.

Ardian Vreto

Librazhd / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë,  në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”,. Si pasojë  drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Fjalët Kyce

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *