AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Aksidenti me një të vdekur në Lezhë, zbulohet identiteti i viktimës (Emri+Video)

Policia ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin e ndodhur në aksin Lezhë_shkodër ku mbeti I vdekur një person që po udhëtonte me motor dhe që u përplas nga një automjet.

Sipas policisë, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”,  mjeti me  drejtues shtetasin  M.Sh., është përplasur me motoçikletën emri i drejtuesit të të cilit që mbeti edhe viktime Faxweb.al mëson se është Zef Stenaj 61-vjeç.

Policia njofton se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”,  mjeti me  drejtues shtetasin  M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Z.S., 61 vjeç,banues  në Torovicë, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit M.Sh.,është shoqeruar në ambjentet e  Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *