Mbrëmjen e sotme tre makina u përfshinë në një aksident në Kashar. Gjatë aksidentit u raportuan fillimisht dy persona të plagosur, ndërsa para pak minutash njëri prej tyre ka ndërruar jetë në spital.
Personi në fjalë është identifikuar si 25 vjeçari Xhemal Goga, i cili ka qenë pasagjer në një nga makinat e përfshirë në aksident.